‘Shk*tërrove familjen tënde për Endri Priftin…’ Ola Bruko ua mbyll gojen te gjitheve, ka dicka per te thene per publikun

Të ftuar në pjesën e dytë të emsionit “Ndryshe”

me Salsano Rrapin dhe Elona Duro kanë qenë këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko.

Prej disa muajsh tashmë dyshja janë zyrtarisht në një romancë, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre.

Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë beqar.

Megjithatë, lidhja e tyre ka ngjallur komente dhe spekulime, veçanërisht në rrjetet sociale. Ola Bruko reagoi ndaj këtyre komenteve, duke theksuar se shumë njerëz e akuzuan për ndarjen nga ish-bashkëshorti për shkak të Endrit, një gjë që e konsideron të padrejtë dhe të dhimbshme.

Ajo shpjegoi se nuk kishte prishur familjen për Endrin dhe se lidhja e saj me të kishte filluar pasi ajo nuk ishte më e martuar. Ola shtoi se spekulimet mund të kenë një ndikim të keq tek fëmijët e saj, të cilët e duan shumë Endrin dhe mezi presin ta takojnë.