“Çka punon djali i Jakup Krasniqit?”- Pozhari debaton me Lushtakun

Analisti, Xhevdet Pozhari ka pyetur deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun në lidhje me profesionin e Altinit – djalit të Jakup Krasniqit.

Pozhari ka thënë se mënyra se si është prezantuar djali i Jakup Krasniqit ka lënë të nënkuptohet se vlera e vetme e tij është kjo.

“Çka punon djali i Jakup Krasniqit, çfarë profili ka dhe çfarë ka studiu sepse edhe prezantimin që e keni bërë e keni reduktu si me qenë parti e trashëgimtarëve, e brezave të dytë që do të vinë dhe jo PDK….Ndoshta djali është shumë i aftë,por në prezantim e keni lanë me nënkuptu se vlera e vetme e tij është që është djali i Jakup Krasniqit…. Me sa e shoh ty të paska mjaftu që është djali i tij dhe nuk ke parashtru asnjë pyetje”, ka thënë Pozhari.

Ndërsa Lushtaku ka thënë se nuk e din profesionin e tij, pasi nuk ka qenë në komunikim të drejtpërdrejt për aderimin e tij, por që ai do të këtë mundësinë që ta prezantojë vetën.

“Secili ka me pas mundësinë e prezantimit edhe të vlerave të tyre edhe personale edhe familjare… Unë personalisht nuk e di profesionin e tij. Unë nuk kam qenë në pjesën e komunikimit prej fillimi që ai të jetë një aderim. Krasniqi si kryetar i partisë ka qenë në komunikim të drejtpërdrejtë dhe e din edhe profesioni dhe angazhimin e tij”, ka thënë Lushtaku.