Pas ndarjes me Ledri Vulën, kjo gjë e konfirmuar nga reperi, Sara Hoxha, gjatë një “girls night” postoi një fotografi me reperin gjerman Loco, gjë që bëri rrjetin të ‘ziejë’ për një lidhje të re që Sara mund të kishte krijuar asokohe.
Lidhur me këtë Sara Hoxha i është përgjigjur të gjitha aludimeve nëpërmjet një postimi të vetëm të bërë në llogarinë e saj personale të TikTok-ut.
Siç duket një post paksa ironik ky. Teksa në video shfaqet me një mikun e saj, Sara shkruan “Je single dhe çdo mashkull që poston është automatikisht i dashuri i ri”!