Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duhet të ndihet i dashuruar.
Myrtezaj është shprehur se momentalisht dëshiron të qëndrojë vetëm, pas ndarjes nga një lidhje e gjatë. Ajo shtoi se nuk ka kohë t’i përkushtohet një dashurie të re dhe se është e fokusuar tek fëmijët.
Edhe pse tha se beson ende te dashuria, këngëtarja thekoi se aktualisht nuk e ka hapësirën për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.
“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time. Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, tha Xhensila.