Fituesit e “Kënga Magjike” ndezin debat: “Vetëm në Shqipëri vjen një grek dhe merr çmimin e parë”

Rozana Radi dhe Sany Dimitri u shpallën fitues të “Kënga Magjike 2024” me këngën e tyre “Akoma,” duke fituar pikët maksimale nga juria, artistët pjesëmarrës dhe publiku. Megjithatë, ky rezultat ka shkaktuar debat të gjerë, me shumë zëra që kundërshtojnë fitoren e tyre.

Një pjesë e publikut thekson se kishte artistë të tjerë me performanca më të fuqishme. Komente kritike kanë mbushur rrjetet sociale, ku një përdorues shprehet:

“Kemi këngëtarë shqiptarë me super vokale dhe vjen një grek të marrë çmimin e parë. Vetëm te ‘Kënga Magjike’ ndodh kjo. Kishte këngëtarë që kënduan shumë më mirë. Turp.”

Ja disa komente të tjera: