“Drejtësia po tregohen e fortë”/ Analisti ‘thumbon’ Ramën: Veliaj e kërcënon, po rashë unë, vjen edhe ti pas meje

Gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet politike në vend, dhe kontrollin e ushtruar në shtëpinë e Erion Veliajt.

Burimi u shpreh se, këtu po shikohet një lojë presioni mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës.

“Po shohim një drejtësi, që thotë se, mirë apo keq, unë kam vendosur një standard nuk ekziston në perëndim dhe unë me dyshimin më të parë, të marr dhe të rras brenda. Ky është justifikimi i saj. Me këtë justifikim këta të marrin e të rrasin brenda, e përdorën me Malltezin, e përdorën për Berishën, Belerin apo Metën që janë personazhe politike.

Si justifikim kishin mbrojtjen e provave dhe mosinfluencimin e dëshmitarëve. Ai i famshmi i nenit 5, i Kartës së të Drejtave të Njeriut, thotë se, një njeri prezumohet i pafajshëm dhe smund të ja heqësh lirinë në mënyrë kaq ordinere, veç nëse ka arsye shumë madhore.

Drejtësia shqiptare ka kaluar përtej këtyre gjërave. Sigurisht ne Berishën bëri hap pas, sepse u mor drejtësia ndërkombëtare me Berishën. Aktualisht po shohim se të njëjtat shkaqe, prishja e provave, intimidimi i dëshmitarëve, nuk po japin të njëjtin efekt tek familja Veliajt.

Sot aktualisht kjo drejtësi nuk po veproka njësoj, ose të ketë një standard për të gjithë, ose kjo drejtësi po tregohet e fortë me ata që nuk kanë pushtet, dhe tregohet e dobët me ata që kanë pushtet.

Berisha na tha se, po përplasen Kodra e Diellit me Sarajet e Surrelit. Pra janë dy kulla, ajo e Surrelit dhe e Erion Veliajt, që unë të mbaj, ti më mban. Pra në një lloj shantazhi. Këtë thotë dhe Berisha.

Sot Veliaj i mbaka Ramës një dosje mjaft të nxehtë, me fotografi se si vëllai i tij Olsi Rama, thotë Berisha, është i implikuar në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe këtë dosje e mbaka si një siguracion jete, që nëse më ndodh gjë mua, edhe ti do biesh.

Ky është pak a shumë ai ekuilbri i terrorit. Kjo është shumë e rëndë”, tha Genc Burimi.