Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë që kjo parti do t’i fitojë mbi 50 për qind në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Ne i kemi pasë 430 mijë vota. Edhe tash nuk është asgjë e pamundshme, për shkak që në çdo sondazh Lëvizja VV del 50 për qind”, ka thënë Bajqinovci.
“Për 4 vjet të punës të kryeministrit Kurtit Lëvizja Vetëvnedosje në çdo sondazh del 50 për qind”.
“Jam i bindur që do të kemi ngritje edhe ma shumë se që kemi pasë”.
“I kemi matjet e brendshme dhe e dimë përafërsisht se ku gjendemi. Mbi 50 për qind çdo herë. E kemi edhe sondazhin që është publik”.