Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit.
Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme.
Ai është shprehur se jashtë para se të hynte Ana në BBVK kishin lënë lidhjen të hapur.
Ndërsa nga “Insagrami” i Kevinit ka ardhur një reagim për situatën e krijuar.
Aty u shpërnda reagimi i Anës duke shkruar: Mbani mend ata që mundohen të flasin keq për ty flasin për vetën e tyre.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, kishte bërë një reagim të gjatë në Instagram pas shfaqjes së një videoje të ish-të dashurit të saj gjatë njërit prej spektakleve Prime të BBVK.
Në postimin e saj, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme.