Nga Fahri Xharra
Në luftën e koalicionit katolik kundër turqëve në 1737 kanë marrë pjesë dhe kelmendasit dhe fise të tjera të Malsisë së Madhe. Pas humbjes së koalicionit – kelmendasit kishin bërë marrëveshje që në rast të humbjes, të strehoheshin në territoret e Austrisë. Kështu nga Kelmendi kanë ikur 273 familje dhe nga gjithë Malësia e Madhe rreth 3000 persona, në Borgo Erizo, Nikinci, në Zara, Hertovski, Zemunik të Kroacisë. (Gjon Vuksani) Kjo është nga shpërngulja e dytë “serbe”.
Shpërngulja “serbe”!!
– A kishte serbë në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh?
– A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoks dhe katolik nga Kosova?
Lufta humbi, turqit fituan dhe shqiptarëve katolik kësaj radhe, iu desht të shpërnguleshin dhe të iknin. Kryeipeshkvi Suma dhe 300 familje shqiptare ikën për të gjetur mbrojtje nga ushtria Austro-Hungareze, në territoret e saj, për rreth Beogradit. Letra e Krye Peshkopit e shkruar me 6 Qershor 1739 e cila e lajmëron Kongregacionin në Romë për këtë ardhje masive të shqiptarëve.
Duke i analizuar marrëveshjet historike në mes të Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve, atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe.
Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurëve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lartë dhe që flasin ende shqip
Në fotot: Veshje kombëtare shqiptare të kohës: