‘Mora fjalë’ ndalohet të dëgjohet në stadium, Shkurte Fejza: Jam mësuar të më ndalohen këngët nga Serbia, e dhimbshme

Ju kujtohen momentet e shumta kur kënga ‘Mora fjale’ jehonte ne stadiumin “Air Albania” sa herë që Kombëtarja Shqiptare e futbollit zhvillonte ndeshje? Ishin momentet kur shqiptaret bëheshin bashkë për t’i kënduar komandantit legjendar Adem Jashari.

Madje në ditën kur Shqipëria do të luante kundër Çekisë, vetë Shkurte Fejza e interpretoi këtë këngë në po këtë vend.

Ndonëse është mjaftë përzemer për çdo shqiptarë, kjo këngë nuk do të lejohet që të dëgjohet në stadiumin “Air Albania”.

Në lidhje me këtë vendim që u morë nga Federata Shqiptare e Futbollit, para shënimit të 28 Nëntorit ka reaguar edhe Shkurte Fejza.

Ajo ka thënë “Ishte e pabesueshme për mua. Unë jam mësuar të më ndalohen këngët nga Serbia, por kur ndodhi me këngën “Mora fjalë”, ishte e dhimbshme sepse ne shqiptarët e Kosovës kemi jetuar me motivimin: Liria jonë dhe Shqipëria. Duke ndodhur këto gjëra duken absurd. Një këngë e cila i këndohet heroit tonë, i këndohet krenarisë kombëtarë e cila nuk ka asgjë nacionaliste. Është një art i bukur që i bën shqiptarët bashkë, ne vuajmë për të pasur një frymë të mirë e cila na bashkon. Kam qenë artistja më e lumtur që kam përjetuar ndikimin e këngës në Shqipëri. Të gjithë e kanë dashur dhe kam qenë mirënjohëse ndaj tifozëve që i dhanë krahë

Madje, ajo duke iu referuar FFK-së, ka thënë se: Më kanë thirrë më 12 tetorit. Ata më ftuan dhe unë shkova, mirëpo nuk e kam taku askënd as atëherë. As faleminderit, as mirëserdhe askënd. E keqja është që prej asaj dite po më duket edhe ka fillu një luftë e papame ndaj këngës ‘Mora Fjalë’. Asnjë sekuencë nuk gjendet në faqet e federatës. Edhe pse nuk u niva mirë, nuk i kam analizu shumë dhe si duket ajo atmosfera më ka bë me i anashkalu. Tash që po e shoh, edhe nëpër studio televizive flisnin kundër këngës…

Në vijim mund të ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.