I tha të gjitha në intervistën me Arbanën! Pas komenteve në rrjet, reagon Xhensila

Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë për Arbana Osmanin.

Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.

“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm,” shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.

Në fund, ajo përcolli një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, duke kujtuar se askush nuk është perfekt, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.