Arbana Osmani ka treguar se emisioni i saj i ri “Mirëmbrëma yje,” larg çdo logoje televizive, është një sukses i vërtetë.
Me vetëm katër episode të publikuara, moderatorja ka arritur të rrëzojë paragjykimet dhe të fitojë një bast të rëndësishëm profesional.
Në një postim në “Instagram”, Arbana shprehu mirënjohje për të ftuarit dhe ndjekësit, duke theksuar:
“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo!”
Episodet e para, me të ftuar si Ledri Vula, Alban Skënderaj, Olta Gixhari, Arian Çani, Dom Mark Pashkja, Behgjet Pacolli dhe Xhensila Myrtezaj, kanë. dëshmuar që publiku vlerëson cilësinë dhe përmbajtjen pozitive.