Arilena Ara e Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea zbulon arsyen
Zero Gradë”, dueti mes Arilena Arës e Pirro Çakos është përfolur ditën e sotme se është tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” pikërisht përpara natës finale.
TV klan kontaktoi me producentin dhe drejtuesin e festivalit, Ardit Gjebrea për një prononcim lidhur me ngjarjen.
Me të qeshur ai na tha: “E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.
Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.