Vuçiq: Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në Cyrih se derisa është president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.

“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së një gazetari për gjoja “non-paper”-in, i cili ndër të tjera nënkupton se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.

Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiq deklaroi se nuk e sheh kuptimin të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”.