U padit nga Capital T, moderatori i njohur Robert Bojaj zbulon se çfarë ndodhi mes tij dhe këngëtarit

Robert Bojaj, i njohur si Robi nga emisioni “Frekuenca” në “A Radio”, ka dalë në skenë për të folur mbi padinë e bërë nga reperi Trim Ademi, i njohur me nofkën artistike Capital T.

Pas shumë lajmeve dhe thashethemeve që rrethojnë këtë situatë, Robi ka ndarë mendimet e tij gjatë emisionit “The Elite Way”, duke e çuar temën në një tjetër nivel.

“Po më ka padit, ka ndodh diçka në një intervistë.

Avokati që më përfaqëson mua, e ka dërguar përgjigjen në gjykatë,” tha Bojaj, duke i dhënë një pasqyrë të qartë situatës që e shoqëron këtë konflikt.

Shiko videon: