Noizy “mollë sherri” për ndarjen e çiftit të njohur

Për disa muaj çifti i sezonit të kaluar të “Për’puthen”, Saide dhe Gerti, janë komentuar shumë në rrjet për shkak të ndarjes së tyre.

Fillimisht çifti e bëri zyrtare marrëdhënien e tyre ku shkëmbyen edhe unazat në “Për’puthen” e më pas u larguan drejt Italisë. Mirëpo, bashkëjetesa duket se nuk shkoi si duhet për Saiden dhe Gertin të cilët u ndanë pas pak kohësh, e që nga ajo kohë kanë vijuar të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti.

I pari ka qenë Gerti ai që tha publikisht se Saidja e kishte tradhtuar me reperin Noizy, ndërsa ajo nga ana tjetër akuzoi Gertin dhe mamin e tij për dhunë dhe akuza kundrejt saj ku u shpreh se mami i Gertit e ka qujtur ‘k*rvë’ dhe i ka marrë unazën e fejesës me dhunë.

Ndërsa ditën e djeshme e ftuar në “Trotuar”, Saidja ka treguar se raporti me Noizyn ka qenë thjesht profesional, pasi ajo ka qenë aktore figurante në filmin e tij. E sa i përket tradhtisë, në fakt ka qenë Gerti ai që e ka tradhtuar me një mashkull e ajo ka parë bisedat ku kishte edhe foto intimee të tij.