“Jam pastruesi më i mirë i tualeteve në Kosovë”, Xuxi lëshon një deklaratë qesharake në debat me Sarën

Tensionet kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas ndarjes së detyrave nga kapitenët e javës, Sara dhe Driloni.

Vendimi i Sarës për të caktuar Xuxin dhe Kevin si përgjegjës për pastrimin e tualeteve ka ngjallur një debat të ashpër mes saj dhe Xuxit.

Sara kishte vënë në dukje se Xuxi është “i dhënë pas pastrimit të tualeteve”, një koment që ai e interpretoi si ironik dhe nënçmues. Xuxi u kundërpërgjigj me një ironi të hapur, duke u vetëquajtur “pastruesi më i mirë i tualeteve në shtëpi”. Ky koment u pasua nga një diskutim me tone të larta midis dyshes, ndërsa banorët e tjerë ndoqën situatën nga afër.

Gjatë debatit, Xuxi shprehu edhe një pakënaqësi të mëhershme ndaj Sarës, duke përmendur se ajo nuk e kishte shpëtuar nga zinxhiri i nominimeve.