Syla për Kurtin: Kryeshmoklani të ardhmen e tij e sheh në Norvegji, një jo-shqiptare si Dejona Mihali e sheh veten në Greqi – kjo qeveri duhet të shkojë

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka thënë kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qeverisjen e tij.

Syla, përmes një shkrimi në Facebook thotë se siguria e Kosovës është cënuar shumë gjatë qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

”Pasi prishi raportet me Shtetet e Bashkuara, dhe e futi vendin nën sanksione të Bashkimit Evropian, Qeveria Kurti ka rrezikuar jetët e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit. Fatkeqësisht, qeveria së cilës i duhet të përballet me një fqinj agresor, është qeveri shmoklanash”, shkroi ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 9 shkurtit të reflektojnë me votë.

”Kemi një Kryeshmoklan, që të ardhmen e sheh në Norvegji (ku ka blerë banesë dhe e shkollon vajzën), dhe një jo-shqiptare si Dejona Mihali që të ardhmen e sheh në Greqi – te punëdhënësit e saj të vërtetë. Si mund t’i interesojë e ardhmja e Kosovës dikujt që të ardhmen personale e planifikon diku tjetër?

Me 9 shkurt kjo qeveri duhet të shkojë. Kosovës duhet t’i kthehet qeverisja e fortë, nga ata që i kanë varret e të parëve këtu, që i rrisin fëmijët këtu, e që janë përballur me Serbinë, e cila e di mirë se sa këta njerëz mund të sakrifikojnë dhe deri ku mund të shkojnë”.

Postimi i plotë:

Gjatë qeverisjes Kurti, Kosova ka përjetuar më së shumti sulme ndaj sovranitetit të saj. Logjikisht kjo tregon dobësinë e qeverisë, sepse pa “të hangër në sy” askush nuk të sulmon.

Pasi prishi raportet me Shtetet e Bashkuara, dhe e futi vendin nën sanksione të Bashkimit Evropian, Qeveria Kurti ka rrezikuar jetët e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit.

Fatkeqësisht, qeveria së cilës i duhet të përballet me një fqinj agresor, është qeveri shmoklanash.

Kemi një Kryeshmoklan, që të ardhmen e sheh në Norvegji (ku ka blerë banesë dhe e shkollon vajzën), dhe një jo-shqiptare si Dejona Mihali që të ardhmen e sheh në Greqi – te punëdhënësit e saj të vërtetë.

Si mund t’i interesojë e ardhmja e Kosovës dikujt që të ardhmen personale e planifikon diku tjetër?

Me 9 shkurt kjo qeveri duhet të shkojë. Kosovës duhet t’i kthehet qeverisja e fortë, nga ata që i kanë varret e të parëve këtu, që i rrisin fëmijët këtu, e që janë përballur me Serbinë, e cila e di mirë se sa këta njerëz mund të sakrifikojnë dhe deri ku mund të shkojnë.

Qeveria e ministrave që fotografohen me çizme të gomës, e që me 12 miliardë euro buxhet, për katër vjet nuk e “nguli asnjë gozhdë”, do të zëvendësohet me qeverinë e cila punon, investon, rrit pagat, e besa edhe çizmet nuk i ka të gomës, por i ka të ruajtura e mirëmbajtura që nga koha e UÇK-së, për çfarë do rasti!