Analisti Agon Maliqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit, shkruan Periskopi.
Ai u shpreh se arsyetimi i Kurtit është si arsyetimi në shkollë “m’i ka hongër qeni detyrat.”
“Ky argumenti mitologjik se Thaçi ka nënshkruar që të mos shkojë FSK-ja në veri është si ai arsyetimi në shkollë “m’i ka hongër qeni detyrat.” Veç kush s’e kupton se qysh funksionojnë sendet mundet me e hangër këtë argument dhe fatkeqësisht militantat dhe Metropolitankat të tillë janë”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë:
Ky argumenti mitologjik se Thaçi ka nënshkruar që të mos shkojë FSK-ja në veri është si ai arsyetimi në shkollë “m’i ka hongër qeni detyrat.” Veç kush s’e kupton se qysh funksionojnë sendet mundet me e hangër këtë argument dhe fatkeqësisht militantat dhe Metropolitankat të tillë janë. Ky ka qenë një zotim politik i një qeverie me NATO-n në kontekst të arritjes së marrëveshjes së Brukselit si akt mirëbesimi dhe garancie politike për ta lehtësuar zhbërjen dhe integrimin e institucioneve të Serbisë në sistemin e Kosovës (mjaftonte KFOR-i dhe policia). Le ta zhbëjë kjo qeveri atë zotim politik dhe le ta nisë FSK-në nëse mendon se paska mundësi ndryshe. Përndryshe për nga korniza ligjore dhe mandati ndërkombëtar NATO mundet me ta ndalu FSK-në kudo në Kosovë por nuk e bën sepse… Amelika Amelika.