Kurti arsyetohet pse s’ka njohje të reja: Nuk i kemi premtuar as njohjet, as liberalizimin e vizave

Qeveria Kurti është konsideruar se ka qenë pasive në aspektin e politikës së jashtme, për shkak se nuk ka pasur njohje të reja. Kryeministri Albin Kurti tentoi të arsyetohet sot në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seancë plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti tha se Vetëvendosje nuk ka premtuar njohje gjatë fushatës në vitin 2021, prandaj, sipas tij nuk duhet të kritikohen si qeveri për një çështje të tillë.

Sipas tij, opozita duhet të kërkojë llogari vetëm për atë që kanë premtuar.

“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni një gjë, as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar njohjet e reja. Në fushatë kemi premtuar punësim dhe drejtësi. Neve duhet ta na matni me premtimet që kemi dhënë.“