Cristiano dhe Georgina zhvendosen në shtëpinë e re, del video e pamjeve brenda vilës 10 milionë euroshe

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, janë zhvendosur në një shtëpi të re në kryeqytetin saudit, Riad.

Ronaldo, i cili luan në Arabinë Saudite, së bashku me partneren e tij morën me qira një vilë të re për të banuar dhe ambientet e brendshme të shtëpisë u shpërndanë nga modelja dhe influencuesja në rrjetet e saj sociale.

Pas videos së publikuar, mediat spanjolle zbuluan se nuk bëhej fjalë për rinovimin e shtëpisë së mëparshme, por se Georgina kishte publikuar pamje nga ambienti i brendshëm i vilës së re.

Është një shtëpi më e vogël dhe më e lirë se ajo ku ka jetuar deri më tani Ronaldo dhe çmimi i saj është 10 milionë euro.

Megjithatë, Ronaldo dhe Georgina nuk e blenë atë, por do të paguajnë qiranë.

Vila ndryshon nga ajo e mëparshme sepse ka një pishinë me karakteristika olimpike. Gjithashtu ka sauna, palestër, një kat ekskluzivisht me dhoma dhe katin e dytë ku janë të gjitha dhomat e tjera.

Interesante është që arkitekti i vilës është i njëjti që ka bërë shtëpinë e vjetër ku jetonin çifti që kur mbërritën në Arabinë Saudite. Vila ndodhet në lagjen më elitare të Riadit, Al Muhammadiyah.

Sa i përket detyrave të tij futbollistike te Al Nassr, Ronaldos i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të vitit. Fillimisht nesër do të luajnë në Ligën e Kampionëve kundër Al Sadd të Katarit dhe më pas do të luajnë në derbin e Ligës Pro Saudite kundër Al Ittihad.

Pushimi në Arabinë Saudite do të zgjasë një muaj dhe gara do të rifillojë më 9 janar.