Prime i mbrëmjes së sotme (e hënë) pritet të ketë shumë të papritura, debate e mbi të gjitha një rrëfim tejet tronditës.
Këtë e paralajmëroi edhe moderatori Alaudin Hamiti përmes një Instastory ditën e djeshme.
“Nesër, rrëfimi më tronditës deri më tani në BBVipKS3″, shkruan moderatori.
Ndonëse Alaudini nuk ka treguar se cilit banor i përket ky rrëfim, nga pamjet duket se bëhet fjalë për Anisa Veselin,
e cila më herët ka treguar për problemin e saj shëndetësor me shpinën, për të cilin duhet
të kryejë një operim dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është bërë pjesë e BBVK- që paratë e çmimit të madh t’i përdorë për ndërhyrjen