Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës me intenistet të lartë në shumë vende malore kanë bërë që shumë rrugë të bllokohen, të cilat janë mbuluar nga një sasi e madhe e borës, raporton Gazeta Sinjali.
E kështu ka ndodhur në Stankaj të Rugovës së Pejës sot, ku sinjalizuses të Sinjalit kanë thënë se bora ka arritur trashësinë deri në 80 cm.
Tutje, ata thanë se shumë persona janë bllokuar pas reshjeve të shumta të borës dhe se e kanë të pamundur të lëvizin nga vendi ku ata ndodhen.
Më poshtë disa pamje ku tregojnë sasinë e madhe të borës që ka kapluar këtë vend.