Driloni flirtues me Sarën: A do të jetë lidhja e tretë dashuria më e madhe?

Sara dhe Driloni patën një bisedë të gjatë për lidhjet romantike, ku Sara zbuloi se ka pasur dy lidhje të mëparshme.

Driloni, me një ton flirtues, e pyeti Sarën se cila lidhje kishte qenë dashuria më e madhe për të, duke e sfiduar me pyetjen nëse kjo që po vinte do të ishte më e fortë se ato të mëparshmet.

Sara sqaroi se në lidhjen e parë ka qenë e re, rreth 17-18 vjeç, dhe e përjetonte dashurinë me intensitet, ndërsa lidhja e dytë ka pasur më shumë pjekuri dhe logjikë, duke qenë më e menduar.

Ajo tregoi gjithashtu se në të dy lidhjet e mëparshme kishte qenë ajo që kishte marrë vendimin për të ikur, dhe se kishte pasur njerëz që kishin tentuar të ndërhyjnë në marrëdhënien e saj.