Adelina Ismaili: U suImova se e doja Ibrahim Rugovën

Këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj.

Ajo ka treguar se si ishte sulmuar, siç thotë ajo, nga mediat e asaj kohe veç se ishte përkrahëse e Ibrahim Rugovës.

“Unë isha e sulmuar nga një aparat i tërë. Në baza ditore unë isha e sulmuar nga televizioni publik në Kosovë. Kjo ndodhi sepse isha e rreshtuar në një vijë politike dhe nuk e kam fshehur kurrë sepse i kam kushtuar këngë, krahas Ibrahim Rugovës që ishte një figurë e madhe tash një figurë historike”, ka thënë ajo.

Tutje Ismaili ka folur edhe për përgjimin e bisedave të saj.

“Ishte një moment kur po përgjoheshin bisedat e mija me mamin, me postë ilegalisht. Këtë ma ka treguar një djalë që punonte në postë. Ma ka treguar me premtimin se nuk donte ta pësonte, me tregimin se nuk do të tregonte kurrë. Në një gazetë ishte publikuar një bisedë intime me mamin. Nuk kishte asgjë në bisedë. Por e rrotulluan titullin, saqë nuk dola tre muaj nga shtëpia. As në shkollë nuk shkova sepse ishte shumë vulgare, shumë banale. U banalizua”, ka deklaruar ajo.