“Nuk është roli i TV të pajtojë çifte”, Albulena Haxhiu reagon ashpër për rastin Atilla dhe Drenusha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në emisionin STUDIO A në ATV, duke folur për rastin mes Atillës dhe Drenushës në Big Brother VIP Kosova, tha se nuk është roli i mediave me ndërmjetësua një lidhje të përfunduar.

Madje, ajo thotë se as gjykata nuk ka të drejtë me i ndërmjetësua rastet e dhunës në familje.

“Nëse media tenton me e rehabilitua dhunuesin me ndërmjetësua një lidhje që është përfunduar, ku ka pasur dhunë, sepse sipas viktimës ajo është dhunuar, ne i kemi parë fotografitë, as gjykata nuk ka të drejtë me bë ndërmjetësim në raste të dhunës në familje. Nuk është roli i mediave me i pajtua bashkëshortët, janë instanca tjera, por te dhuna në familje nuk ka ndërmjetësim”, tha Haxhiu.

Deklaratën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë: