Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Anisën – Cila i pëlqen?

Në një bisedë të sinqertë në lavanderi, Driloni dhe Kevini kanë diskutuar për disa nga banoret femra të shtëpisë.

Në qendër të bisedës ishin Sara, Lela dhe Anisa, për të cilat shpesh është aluduar se Driloni mund të ketë një interes të veçantë.

Gjatë bisedës, Driloni zgjodhi t’i hapte zemrën Kevinit, duke sqaruar se nuk ka pëlqim për asnjërën prej tyre.

Kevini, megjithatë, e sfidoi duke e pyetur sesi do të reagonte nëse Anisa do t’i shprehte pëlqimin e saj.

Përgjigjja e Drilonit ishte e qartë: ai nuk do të vepronte në asnjë drejtim, duke theksuar se nuk ndjen asgjë për momentin.