Malësori rrëfen historinë e hitit “Kthehuni”

“Kthehuni” është kënga me të cilën këngëtari Malësori u bë i njohur në tregun muzikor të shqiptarisë. Ky projekt muzikor u prit aq mirë kur u lansua para gati dy dekadave sa që edhe tani vazhdon të dëgjohet..

Malësori në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” rrëfu për këtë këngë. Si një student i cili erdhi për të bërë karrierë në Kosovë, ai tha se nuk e ka pritur që ta ketë suksesin kaq të madh kjo këngë, shkruan portali rtv21.tv

 

“Këtu ishe çerdhja të mëdhenj shqiptar edhe nuk ishte lehtë me hy në mesin e tyre, nuk është që nuk ta jepin ata shancin se do këngëtarë po i keqkuptojnë këto gjana edhe po i keqinterpretojnë. Krejt varet edhe nga qasja jonë si këngëtarë të rinj a duam apo s’duam edhe duhet me i ndëgju këngëtarët që janë para teje që kanë një karrierë para teje. Unë i kam dëgju te tanë , rrijsha aty thojke baba jem mirë është me ndejt me ble”, tha ai.

Malësori tregoi se dëshira e tij ishte të paraqitej me ndonjë projekt në Kosovë.

“Edhe nëse jo me këngën e parë, me këngën e dytë, me tretën dikur ka me më vërejt publiku këndej më i gjerë se ai i Malësisë, por me të vërejtë duhet me punu.”, rrëfeu Malësori./21Media