A do të Iuftonte kundër Shqipërisë? – Nexhmedin Spahiu çudit me përgjigjen

Në studion e ‘Politikos’ është komentuar një deklaratë e mëhershme e deputetit Haki Abazi, i cili kishte shpërfaqur idenë e një referundimi për bashkim me Shqipërinë.

Reagime të shumta pati nga panelistët lidhur me këtë deklaratë.

Analisti dhe njëherësh profesori, Haki Abazi ka thënë se ai duhet të arrestohet.

Për më tepër, ai ka theksuar se nëse Kosova do të rrezikohej nga një luftë, ai do të merrte armën për ta mbrojtur shtetin nga kushdo që cenon territorin e saj.

“Ne po rrezikohemi prej një lufte civile sepse derisa mbesim me deklaratë kështu edhe mund të flasim. Por nëse dikush merr armën edhe me bo Kosovën pjesë të Shqipërisë, unë kam me marr armën me mbrojt shtetin e Kosovës”, ka thënë Spahiu.

“Do luftoje kundër Shqipërisë”, është pyetur nga moderatori Sadiku.

“Do luftoja kundër kujtdo që don me shkatërru shtetin e Kosovës”, ka thënë Spahiu.