SkandaI i madh në Mal të Zi, referi g0det me trofe trajnerin nga Kosova

Trajneri Migjen Shala ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ring, duke menduar se kickboxeri i tij, Nart Mehmeti, e kishte rrahur kundërshtarin të premten në një turne në Cetinje të Malit të Zi.

Mirëpo, reagimi i referit, Fexha Tërbonja, ishte i paparë ndonjëherë në ring.

Ky incident po përshkruhet si mjaft i rëndë nga kryesuesi i Federatës së Kickbox-it në Kosovë, Fatmir Makolli, i cili tha se Federata do të reagojë pasi neglizhenca i krijon hapësirë rasteve të tjera si këto.

Ndonëse, konsideron se kickboxeri i tij ishte më mirë në meçin kundër kosovarit, trajneri, Andrej Djeloseviq e dënon sulmin e referit ndaj kolegut të tij.

Në anën tjetër, nga Federata u zotuan se do ti ndjekin hapat e nevojshëm duke u nisur nga Ministria e Kulturës, Federata Evropiane e më pas edhe ajo Botërore.