Fahrije Hoti i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci

Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim lidhur me deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.

Ajo nën shoqërimin e dy avokatëve, ka thirrur konferencë për media për ditën e hënë më 25 nëntor.