Rumunët në Kosovë, media rumune shkruan për Rahovecin: Ky është mesazhi

Ndeshja luhet pak më shumë se një javë pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes kombëtareve të Rumanisë dhe Kosovës, kjo e fundit e braktisi fushën në minutën e 90+3, për shkak të provokimeve të tifozëve rumunë.

Ballafaqimi mes Rahovecit dhe Minaur Baia Mare luhet sonte (19.00) në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

“Pak orë para ndeshjes, klubi i hendbollit Rahoveci ka postuar një mesazh në kanalet zyrtare të komunikimit, duke u bërë thirrje tifozëve që të “respektojnë rregullat”.

“Të tregojmë kulturën tonë dhe ta mbështesim klubin me zemër, duke respektuar rregullat!”, kanë thënë nga klubi kosovar”, ka shkruar mediumi rumun “Digisport”.

Ardi Osa, kapiteni i skuadrës rahoveciane ka pasur një mesazh për tifozët.

“Qytetarë të Rahovecit dhe gjithë Kosovës, faleminderit për entuziazmin që po shfaqni për ta perkrahur klubin në ndeshjen ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare.

Këtë herë nuk dua të flas për anën e paraqitjes dhe rezultatit – besoj shumë tek bashkëlojtaret e mi, pavaresisisht nivelit të kundershtarit. Pavaresisht rezultatit, e di se do japin gjithçka nga vetja.

Unë kam një lutje dhe kërkesë për të gjithë ju që do të jeni në palester: Ejani, përkraheni klubin në maksimum, pa thyer rregullat e duke dhënë gjithçka nga vetja. Vetëm kështu na motivoni për rezultat pozitiv. Çdo ekses edhe më i vogël, përveç qeëshkakton stres tek skuadra, ka pasoja financiare e sportive që për klubin mund të jenë të papërballueshme. Do ishte mëkat të shkonte poshtë gjithë mundi ynë.

Le ta presim skuadren rumune si çdo skuadër tjetër – duke u fokusuar tek lojtarët tanë e tek atmosfera impozante.”, – ka shkruar Ardi Osa.