Pas një jave me turbullira dhe reshje, gjatë ditës së shtunën cikloni do të jetë shumë larg viseve tona dhe në vend të tij do të vjen një masë e fuqishme ajrore anticiklonike që do të kushtëzojë stabilizim gradual të motit.
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta ku ka mundësi për ndonjë rrebesh lokal bore. Vranësirat dhe reshjet lokale të borës do të jenë prezente orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës kthjellime, pra vranësirat do të tërhiqen. Temperaturat nga -5 deri në 5 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet po ashtu stabilizim gradual i motit pas reshjeve dhe erërave shumë të fuqishme. Atmosfera do të qetësohet dhe stabilizohet në tërë rajonin gradualisht. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu.
Ditëve të ardhshme pritet mot më stabil dhe më i qetë. Mëngjeset do të jenë shumë të ftohta dhe me acar sidomos mëngjesi i së dieles dhe së hënës. Ditët vijojnë me diell dhe vranësira të pakta lokale. Nëpër lugina dhe disa ultësira do të ketë kushte për krijimin e mjegullës sidomos orëve të mëngjesit dhe mbrëmjeve vonë./MeteoBallkan