Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës! Ja si parashikohet moti në fundjavë

Prej më shumë se 24 orë, vendi ynë është përfshirë nga stuhi dhe reshje shiu të dendura duke shkaktuar problematika nga veriu në jug.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se moti i keq do vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku sdo mungojnë rreshjet masive të shiut, shtrëngatat, stuhitë dhe dëbora gjithashtu.

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6ballë.

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2ballë.