Analisti Baton Haxhiu sonte në Pressing në T7, “deshifroi” porositë që, sipas tij, ia çoi sot presidentja Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Haxhiut, presidentja Osmani i tha njeriut që e përkrahte për kryeministër që është “tradhtar politik”.
“Poshtërsimi që i ka bo Vjosa Osmani sot Albin Kurtit, bigjozi, bukëpërmbysë dhe njeriu i cili nuk di të ndërtojë asnjë marrëdhënie politike me miqtë ndërkombëtarë. Kundërshtues i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, mospërfillës ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe i rrezikshëm në ndërtimin e politikave ndërkombëtare”, tha Haxhiu në Pressing.
“Në fund i tha ti burrë i botës je një tradhtar politik për asrye se nuk e gjeti termonologjinë e caktuar për kryeministrin që e ka përkrahë deri në ditën e sotme”, u shpreh ai.
“Ajo që është më e keqja, kjo presidente përfundoi duke e përkrahë Shqipërinë dhe Edi Ramën që s’ia përmendi emrin. Kur e nisi mandatin e saj e fyente Shqipërinë dhe Edi Ramën si njerëz të Vuçiqit e Serbisë karshi Kosovës”, shtoi ai.