Evi Kokalari mendon që presidenti Donald Trump nuk do të ia falë prokurorit Jack Smith veprimet që ai ka bërë ndaj tij dhe Hashim Thaçit.
Aktivistja shqiptaro-amerikane ka bërë me dije se Trumpi e di që ndjekjet ndaj tij dhe arrestimi i ish-presidentit të Kosovës nga Specialja kanë qenë politike.
Aktivistja shqiptaro-amerikane në kampin e Partisë Republikane, Evi Kokalari, ka vlerësuar se fitorja e Donald Trump është lajm i mirë për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ajo është shprehur e bindur se presidenti i ri amerikan do të angazhohet për lirimin e ish-presidenti të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Kokalari ka thënë se Tumpi do të angazhojë individët e duhur për këtë rast.
Ajo ka bërë me dije se Trumpi e di shumë mirë që Hashim Thaçi është arrestuar ditën që do shkonte në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë.
Arrestimi i ish-presidentit të Kosovës, sipas aktivistes shqiptari-amerikane, ishte politik.
Ajo ka paralajmëruar se pas lirimit Thaçi mund të ftohet për vizitë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Trump.
Kokalari ka vlerësuar në një të ardhme të afërt do të jepen më shumë detaje rreth kësaj çështje.
Nacionale: A mund të na tregoni se si mund të bëhet një gjë e tillë?
Kokalari: Nuk di t’ju them në detaje se si, por fakti është që personalisht e shoh Jack Smith të investigohet për çdo gjë të paligjshme që ai ka bërë këto katër vite ndaj presidentit Trump, fut këtu dhe bastisjen e FBI në shtëpinë e president Trump. Gjithsesi, besoj në një të ardhme të afërt, do kemi me shumë detaje për këtë çështje.
Nacionale: Znj. Kokalari, pas fitores, presidenti Trump do të rikthet në Shtëpinë e Bardhë. Çka do të thotë kjo për globin?
Kokalari: Në radhë të parë merr fund ‘globalizmi’ dhe tendenca e shkatërrimit të identiteteve kombëtare dhe degjenerimit të shoqërisë civile që Partia e Davos, se bashku me kontroligarket kanë financuar për dekata të tëra. Pra, ky është fundi i asaj që vitet e fundit është njohur si ‘wokeism’, dhe është shtyrë masivisht në të gjithë botën nga të majtat politikë të shumë shteteve. Po rikthehet koha e vlerave të familjes së shëndoshë tradicionale dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare të çdo shteti. Rikthimi i Trumpit është pa diskutim një rikthim në normalitet. Rikthimi i Trump gjithashtu është fundi i luftërave në Ukrainë dhe Gaza, si dhe evitimi total i luftës së tretë botërore.
Nacionale: Zgjedhjet në ShBA me vëmendje të madhe janë përcjell edhe në rajon dhe Kosovë. Cili pritet të jetë ndikimi i fitores së Trumpit në Kosovës?
Kokalari: Nuk besoj së do të këtë ndonjë ndikim të veçantë në Kosovë. Sigurisht që ideale do të ishte një qëndrim i ashpër ndaj Serbisë kur vjen fjala për njohjen e Kosovës, por momentalisht nuk shoh ndonjë portë të hapur në atë drejtim. Por ka shanse që administrata e ardhshme të sjell benefite të tjera për Kosovën, ndoshta përkrahje më të gjerë siç kanë bërë shumë President përpara Trumpit. Besoj kjo mbetet detyrë e komunitetit shqiptar në Amerikë të punoj në këtë drejtim, por dhe e qeverisë aktuale e cila duhet të ndërtoj një relacion diplomatik të shkëlqyer me administratën republikane.
Nacionale: Ndonëse formalisht e ka uruar presidentin Trump për fitoren, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk është gëzuar shumë. Madje, z. Kurti kishte thënë se njerëzit e Trumpit e kishin rrëzuar nga pushtetit në vitin 2020. Sa mund të reflektojë kjo në raportet në mes të ShBA-së dhe Kosovës?
Kokalari: Nuk besoj së do ndikoj, në radhë të parë sepse është e vërtët që njerëzit e Trumpit e kanë shtyrë ose kanë venë presion mbi parlamentarët e Kosovës që ta largonin Albin Kurtin nga detyra. Na pelqen apo jo disa nga ne, ky ishte një realitet që askush në pozicionin e Albin Kurtit nuk e meritonte. Personalisht nuk e kisha besuar këtë fakt derisa kuptova që kishte plane për ta hequr sërisht këto tre vitet e fundit, dhe e kam thënë shpesh privatisht që konfliktet në kufi po provokohen nga serbët për të nxjerrë Albin Kurti të paaftë të mbroj Kosovën duke detyruar ndoshta një heqje të dytë të tij nga detyra. Gjithsesi, për sa kohë që Albin Kurti është Kryeministër, duhet bërë çdo tentativë që ai të ndërtojë raporte të duhura me administratën Trump.
Nacionale: Gjatë administratës së parë të Trumpit, në kudër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte arritur Marrëveshja e Uashingtonit, e cila nuk u realizua kurrë. A mund të presim që procesi i dialogut të rikthehet të kjo marrëveshje?
Kokalari: T’ju them të drejtën personalisht mendoj që kjo marrëveshje ka krijuar shumë probleme. E vetmja mënyrë që do doja ta shikoja sërish në lëvizje është nëse përfaqësuesit e mëparshëm zëvendësohen me individ që realisht mendojnë si Trumpi vet. Ndryshe është harxhim kohe, energjie dhe fondesh të taksapaguesit amerikan. Gjithsesi e shoh këtë ‘dialog’ të rifillojë.
Nacionale: Në këtë marrëveshje ishte i përfshirë edhe ish-emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin, Richar Grenlle, i cili ende nuk e ka marrë ndonjë pozitë të rëndësishme në administratën e re. Sa janë gjasat që z. Grenell të jetë sërish emisar i posaçëm për rajonin?
Kokalari: Besoj se Grenell do të shtyj shumë fort për të vazhduar si emisar siç shtyu shumë fort për pozicionin e Sekretarit të Shtetit. Por, gjithsesi nëse kthehet, besoj që do vazhdoj ta dëmtoj këtë marrëveshje. Personalisht di boll për të thënë që Grenell nuk është i aftë ta drejtoj këtë dialog, dhe ka krijuar konflikte interesi kur vjen puna për bizneset private që ai ka negociuar me Serbinë në favor të Jared Kushner. Kjo duhet ta diskualifikojë nga pjesëmarrja në të ardhmen.
Nacionale: Ish-emisari Gernell, por dhe ju keni thënë se Trumpi do ta ndihmojë lirimin e ish-presidenti Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Në çka bazoheni kur e thoni një gjë të tillë?
Kokalari: Presidenti Trump e di shumë mirë që Thaçi u arrestua ditën që do vinte ne Uashington DC për të nënshkruar marrëveshjen, dhe duke patur parasysh kush është Jack Smith, dhe çfarë i ka bërë Trumpit vete këto tre vitet e fundit, kuptohet që ai arrestim ishte për arsye politike dhe për të prishur marrëveshjen e administratës Trump. E kuptoj që mbështetës të Kurtit, por dhe shumë shqiptarë të tjerë thonë se Thaçi e meriton, por nëse ju mendoni që Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli e meritojnë të jenë të burgosur, dhe Vuçiq jo, atëherë ju jeni armiq të vetës dhe të kombit. Jo vetëm e shoh të mundur që Trump të angazhoj individët e duhur për të liruar Thaçin, por e shoh të arsyeshme që mund t`i ftoj dhe në Shtëpinë e Bardhe mbas lirimit.
Nacionale: A mund të na tregoni se si mund të bëhet një gjë e tillë?
Kokalari: Nuk di t’ju them në detaje se si, por fakti është që personalisht e shoh Jack Smith të investigohet për çdo gjë të paligjshme që ai ka bërë këto katër vite ndaj presidentit Trump, fut këtu dhe bastisjen e FBI në shtëpinë e president Trump. Gjithsesi, besoj në një të ardhme të afërt, do kemi me shumë detaje për këtë çështje.