Duke u fshehur prapa idesë se “është sekret shtetëror” Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, i kërkoi “të mbyllë këtë temë” gazetarit të RTK-së, Bashkim Vishaj, i cili i qëndroi temës së aferës së Rezervave Shtetërore – i.e, një sasie të vajit e grurit që ishin blerë nga një kompani polake e cila mallin s’e kishte sjellur kurrë.
Gazetari Adriatik Kelmendi e ka quajtur “injorante” dhe “arrogante” ministren Rozeta Hajdari, ndërsa vajtoi popullitn “të cilit i ka rënë hise” një ministre e tillë.
Postimi i plotë:
Injoranca sjell arrogancën! Një ministre që ka menduar se mund të mbyllë televizione nuk e ka hiç problem t’i kërkojë gazetarit të mbyllë tema! Është brenda habitatit deluziv!
Mjerë populli të cilit i ka rënë hise!