Asamblisti i VV-së në Prishtinë: Flamuri i Kosovës ka lara, a mundesh me mohu që ka a?

Asamblisti i VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i është kthyer pak diskutimit për flamurin e Kosovës.

Teksa në një emision në RTV Dukagjini u sfidua nga trajneri Liridon Leci, për deklarata e mëhershme se flamuri i Kosovës është lara-lara, ai e ka mbrojtur këtë qëndrim.

“Nuk është që nuk e kena pranu. Është thanë lara-lara, flamuri i Kosovës ka lara, pse a mundesh me mohu që ka lara a?”, tha Sveçla.

Leci e quajti marre.

“Turp marre është ajo”, tha ai.