Alaudin Hamiti jep lajmin e papritur pas largimit të Dianës nga Big Brother Vip Kosova

Njëra ndër banoret më të përfolura të Big Brother Vip Kosova, Diana Tahiri, bëri një lëvizje të papritur duke lënë shtëpinë mbrëmë.

Ajo u largua pas një bisedë telefonike me babain e saj, e cila duket se kishte një ndikim të madh në vendimin e saj.

Familjarët e Dianës kanë bërë të ditur se babai i saj ka qenë sëmurë, gjë që e bëri Dianën të vendosë të qëndrojë pranë tij në një kohë të tillë të vështirë.

Alaudin Hamiti, moderator i këtij spektakli ka reaguar menjëherë pas largimit të saj.

Ai theksoi në InstaStory: “Të premtën në prime, dalin ato që s’janë parë sonte! Diana la shtëpinë. Telefonata me babain dhe çfarë i tha Arioni pak para se të dilte.”

Kjo fjalë e Alaudin tregon se tensioni është rritur në shtëpinë e Big Brother-it dhe se surprizat nuk kanë mbaruar.