I tensionuar dhe me fytyrë të grisur në tentim për t’i shmangur pyetjes, Faton Peci, ministri i Bujqësisë, ka thënë se “nuk ka informacione” pas raportimeve se edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është njëri prej përfituesve të grantit nga Ministria e Bujqësisë.
“Grant ku?”, pyeti ai i çoroditur gjatë një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”.
“Në Ministrinë e Bujqësisë”, ai kthehu gazetari, Fidan Jupolli.
“Kurrë s’e besoj”, tha Peci duke pyetur i habitur: “Besnik Bislimi me apliku për grand?”.
“Nuk ka asnjë logjik”, shtoi ai.
Me kokën ulur duke shikuar telefonin, Peci duke përtypur pyetjen i cili e vuri në siklet tha: “Atëhere duhet me e telefonu me e pyet direkt Besnik Bislimin”.
Ndër të tjera Peci ri përsëriti se: “Nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”.