Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, foli për rëndësinë që ka diaspora në zgjedhjet e Kosovës.
Ai tha se tani diaspora është e madhe dhe shumica e deputetëve përpiqen të marrin sa më shumë vota nga diaspora.
Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara, diaspora ka qenë pothuajse arsyeja kryesore pse i ka fituar zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje.
“E vërteta është që diaspora është shumë e madhe tash dhe diaspora ka të drejtë votimi dhe tani edhe me ligj ka të drejtë t’i ketë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Kosovës. Normalisht se secila parti ka kandidatët e vet edhe në diasporë, por edhe shumica e deputetëve do të përpiqen që me thithë sa më shumë vota nga diaspora, sepse po e marr, zgjedhjet e kalume diaspora ka qenë pothuajse kryesore që ka fitu Vetëvendosja”, tha Haliti.