Kurti gdhend gjuhën në stil fushate: Pasurinë që vodhën politikanët do t’ia kthejmë popullit, nuk falim e nuk harrojmë

Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e së hënës në një konferencë rajonale mbi praktikat anti-korrupsion, duke iu referuar Ligjit të rinuar për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Papërligjshme, për të cilin tha se “do të hyjë në fuqi së shpejti”.

Kurti duke folur për këtë ligj, tha se me të do të luftohen “ata që u pasuruan në shpinë të popullit” dhe se pret që ai “të mos vonohet” me rishikime kushtetuese siç qe rasti në miratimin e parë – i.e ku u gjetën një mal shkeljesh kushtetuese,.

Fajësoi Gjykatën Kushtetuese që me “vonimin e reformave” të synuara kanë “lënë në fuqi elemente të qeverisjeve të vjetra”.

“Ata që janë pasuruar në shpinë të popullit do t’i përgjigjen Byros për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme që hyn në fuqi së shpejti; i punuar sipas standardeve të Komisionit të Venecias, e me të do t’ia kthjemë pasurinë popullit, pasurinë që ia zhvatën politikanët e që nuk u përket atyre”, tha Albin Kurti.

“Natyrisht kjo nëse nuk do t’i nënshtrohet pritjes 10 mujore apo edhe një vjeçare të kontrollit kushtetues. E cila Gjykatë Kushtetuese ka shërbyer për të vonuar çdo reformë të nisur, për të mbajtur në fuqi për pasojë elemente të qeverisjes së vjetër”, shtoi ai.

Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë në vend, për të cilët tha se “janë dikur te rreth çerekut” të besimit të qytetarëve, ndërsa për qeverisjen e vet tha se “jemi në 53%”.

“Gjyqësori nuk e ka as gjysmën e besimit qytetar që e gëzon qeveria e Kosovës. Mbështetja ndaj qeverisë në maj 2023, sipas UNDP-së, është 53%, apo gati sy dyfishi i gjykatave. Rrotull çerekut janë”, tha ai.

“Jo shumë kohë më parë, 2018 2019, Kosova paraqitej si shtet i kapur në dokumente të BE-së, korrupsioni endemik e sistematik shtrihej në tërë instituiconet publike… Një shpërndarje e tillë korrupsioni institucional…nuk lejonte zhvillimin demokratike as s’e lejonte integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare…Nuk guxojmë as të harrojmë e as të falim”, tha ai.

“Korrupsioni ishte i struktuar nga nivelet më të larta dhe përfshinte një gamë të gjerë agjencish qeveritare. Strukturat administrative hierarkike ishin të kontrolluara politikisht… Këto tashmë i kemi ndalur, këto nuk kthehen dhe ajo epokë e zymtë për vendin ka përfunduar”, tha mes tjerash Kurti.

Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij – përkatësisht në luftën kundër korrupsionit – janë arretuar 301 zyrtarë publik.

Foli edhe për veriun e Kosovës, për të cilën zonë, tha ai, “e kemi liruar nga bandat”.

“Mbi të gjitha kemi liruar veriun e vendit tonë nga bandat kriminale të cilët mbështeteshin, financoheshin nga Beogradi zyrtar dhe terrorri i tyre ka marrë fund”.

“E kemi hapur veriun për zhvillim ekonomik, përmes hapjes së bizneseve me mallrave të reja të shumta dhe cilësore, dhe për këtë i falënderoj të gjithë akterët ekonomik që janë atje në shlrbim të qytetarëve pa dallim”, tha Kurti.

“Kosovën në rend të parë duhet ta duash, e pastaj të qeverisësh”, përfundoi Albin Kurti.