Aulona Halimi, mësuesja që u kthye në Medvegjë për të mbajtur gjallë arsimin shqip: Kam vetëm dy nxëns, një në klasë tëparë, një në të katërtën

Është mësuese në shkollën e Banjës së Sijarinës në Medvegjë. Edhe pse kushtet për të jetuar në këtë komunë me popullësi shumicë shqiptare në Serbi janë tejet të vështira, Aulona Halimi është rikthyer në vendlindjen e saj në Medvegje për të mbajtur gjallë shkollën në gjuhën shqipe, dhe të jetë pranë prindërve e motrës së saj.

Ajo thotë se jeta në Medvegjë është sfiduese për shkak numrit të vogël të banorëve që kanë mbetur, ku shumë të rinj kanë ikur për shkak kushteve jo të mira.

“Jam kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin, diturinë, njohuritë që kemi marrë nga jashtë t’i sjellim këtu dhe t’i japim nxënësve tonë”.

“Çdo shkollë shqipe ka nga 10 deri 20 fëmijë nga klasa e parë deri në të tetën”.

“Unë kam dy nxënës, një në klasën e parë dhe një në klasën e katërt, ku fatkeqësisht nuk kemi më fëmijë, kisha pasur dëshirë të mbushet ky oborr i kësaj shkolle”, ka thënë ajo për Rrëfim Suksesi, transmeton AlbanianEducation.net.