Ceremonia në nder të katër ish-lojtarëve kuqezi, Armand Duka me shkrim të veçantë: Faleminderit Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus

Shqipëria luajti dje kundër Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë që u mbyll 0-0. Para daljes së lojtarëve në fushë, u organizua një ceremoni e veçantë nga FSHF në nder të katër ish-lojtarëve kuqezinj.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula u përshëndetën në fushë para mijëra tifozëve shqiptare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u kujdes për këtë moment, ndërsa së fundmi ka ndarë një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Armand Dukës:

“Emocionuese të shohësh një stadium të tërë të përshëndesë katër futbollistë që kanë dhënë shumë për Kombëtaren, duke qenë pjesë e një kapitulli të suksesshëm të futbollit shqiptar.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula përfaqësuan me krenari fanellën tonë në çdo moment që ju dha mundësia. Të gjithë do i kujtojnë ata për golat e shënuar, asistet dhe çdo pikë djerse të derdhur duke luajtur për Kombëtaren!

Bekim, Odise, Ermir dhe Klaus, FALEMINDERIT për gjithçka keni dhënë për Kombëtaren! Ju uroj suksese në vazhdimin e karrierës tuaj në klube dhe kudo në jetë”, shkruhet në postimin e presidentit të FSHF-së.