Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova, Mevlani përjetoi një moment të papritur kur e dashura e tij hyri në shtëpi për ta surprizuar, duke i zbuluar lajmin e bukur se është shtatzënë.
Ky lajm i emocionoi të gjithë banorët dhe publikun, por duket se nuk kaloi pa reagime edhe jashtë shtëpisë.
Pas kësaj, ish-e dashura e Mevlanit reagoi me një deklaratë në video, duke pretenduar se Mevlani i kishte shkruar asaj natën para se të hynte në Big Brother dhe i kishte thënë se ende e donte.
“Natën që do të hynte, akoma më thërriste dhe më thoshte se më donte,” tha ajo.
Gjatë spektaklit të sotëm, këto pamje iu shfaqën Mevlanit në dhomën e rrëfimit, ku ai pati mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjeve.
Mevlani pranoi se e kishte pritur këtë reagim, duke sqaruar situatën nga këndvështrimi i tij.