Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë nga tifozët rumunë në drejtim të lojtarëve. Loja është mbyllur pas disa minutave zgjatje pa Kosovën në fushë, dhe UEFA pritet të marrë vendim për epilogun final të ndeshjes.
Për atë se çfarë ka ndodhur në fushë ka dhënë sqarime në konferencë edhe kapiteni i komëbtare, Amir Rrahmani, i cili ka përmendur thirrjet e tifozëve rumunë se “Kosova është Serbi’. Rrahman ka thënë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri dhe këtu përfundon gjithçka.
Harrojeni prostatitin me këtë veprim 5 minutësh
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e analistit dhe shkrimtarit Halil Matoshi, i cili e ka listuar si një prej tri argumenteve se pse Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të skuadrës. Sipas Matoshit një deklaratë e tillë ngjajnë njëjtë me deklaratën e Liburn Aliut dhe “Kosova është projekt i përkohshëm”.
Postimi i plotë i Matoshit:
Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares!
1.
Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në Press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?
Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?
Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?
2.
Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?
A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre?) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?