Arbenita Ismajli në lidhje të re dashurie? Detaji që tregon shumë

Arbenita Ismajli, modelja e njohur dhe ish-bashkëshortja e reperit Fero, ka ngritur së fundmi kureshtjen e fansave dhe ndjekësve të saj.

Modelja, e cila ka një vajzë me Feron, është në qendër të vëmendjes pas një postimi të fundit ku shfaqet me një buqetë të madhe me trëndafila rozë, me mbishkrimin e guximshëm: “Çfarë dreqin është faza e bisedës? Më adhuro ose VDIS.”

Ky mesazh enigmatik ka bërë që fansat të spekulojnë nëse Arbenita po lë të kuptohet për një romancë të re. Megjithëse Arbenita ka mbajtur jetën e saj private kryesisht larg vëmendjes që pas ndarjes me Feron, postimi i saj i fundit i ka lënë fansat të etur për të zbuluar nëse ka dikë të ri në jetën e saj.