“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka dështuar në shumë sektorë.

“Dështime jashtë dhe dështime brenda. Nuk e di me çka keni me dalë para publikut, i cili iu ka votu. Bile edhe ata që s’ju kanë votu e kanë pasë një simpati. Bash bile në fund ju kanë bi do afera gocha bajate”, ka thënë Matoshi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Matoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ‘konfliktin’ që ka krijuar kjo e fundit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky konflikti vazhdon të jetë i hapur.

Në vazhdën e kritikave, Matoshi ka përmendur, siç i quajti ai, ‘skandalet’ e kësaj qeverie, duke filluar nga dyshimet për keqpëdorim të ambasadorit Berisha e deri te mosigurimi i njohjeve për Kosovën.

“Geni Serb, Nagipi, 11 ligje në Gjykatë Kushtetuese, zdravo, zejtini, Liburn Aliu, Naser Hafizi, kunatat e kryetarit të Gjilanit, edukata seksuale, sanksionet, Këshilli i Evropës, ura e Ibrit e cila do të hapet me apo koordinim, mbyllja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Jemi mbet të shkretë midis dyje”, ka numëruar Matoshi.

Këto komente Matoshi i bëri gjatë një debati me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.