Xuxi: Nuk mund ta arsyetoj atë që kam thënë për Xhenetën, por kërkoj falje nga zemra! (VIDEO)

Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit.

Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës se “nëna e kishte lënë 1 vjeçe”, tha se nuk arsyetohet deklarata e tij.

“Edhe sonte ndihem keq, dhe kjo do të më përcjell në një kohë të gjatë. I kërkoj falje nga zemra Xhenetës, babës, familjes, dhe familjeve që kanë drama në jetë që janë prekë nga kjo ngjarje”, tha Xuxi.

Ndërkaq, ai falje për atë që i tha Xhenetës i kërkoi edhe gruas së tij.

“Kam dasht me i kërku falje, por s’kam dasht me qetësu sepse e kam ditë që është në situatë të keqe”, tha më tutje Xuxi.