Xheneta për Xuxin: Nuk ia pranoj kërkimfaljen, ka lënduar edhe familjen time (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, nuk ka pranuar kërkim faljen e Xuxit pas deklarimeve që bëri për nënën dhe familjen e saj.

Xheneta është prekur sërish teksa u shpreh se Xuxi nuk e ka lënduar vetëm atë, por edhe familjen e saj.

Tutje, Xheneta u shpreh se gjatë jetës ka takuar njerëz që e kanë folur familjen e saj, por jo të moshës së Xuxit.